Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese dhe publikimit të fakteve që provojnë manipulimin e provave nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat. Kreu i shtetit paralajmëroi se nesër do të dorëzojë në Prokurori një padi ndaj Kuvendit.
“Kemi të bëjmë me një falsifikim të shkresës nga Parlamenti që është një gjë e rëndë dhe kriminale”, u shpreh Meta.
“Në orën 09:00, nesër, në faqen zyrtare të Presidentit do jenë të publikuara 72 pyetjet dhe përgjigjet. Do t’u përgjigjem disa prej tyre që besoj se kanë interes për ju. Ne do të dorëzojmë padi pasi është gjë shumë e rëndë dhe kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vend Kuvendi të dorëzojë një provë gjoja të re, që është falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë që synon kapjen e institucionit të Presidentit”, tha Meta.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...