Meta optimist për përmbushjen e pesë prioriteteve të KE-së

18:17 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielson.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka përmbushja e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe u shpreh optimist për plotësimin në kohë të tyre.

Ai nënvizoi gjithashtu se pritshmëritë legjitime të qytetarëve shqiptarë dhe investimi i madh evropian dhe amerikan, për reformën në drejtësi, duhet të njohin përparim cilësor dhe të shpejtë në ngritjen e plotë dhe funksionimin efikas të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë që ka nisja në kohë e reformës zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, për të trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet që ngrihen në raportin e OSBE/ODIHR-it. Presidenti Meta dhe Danielson shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme