Që përpara lënies së zyrës së Presidencës, emri i Ilir Metës nisi të qarkullonte si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës.
I pyetur për këtë çështje, kryetari i Partisë së Lirisë nuk dha një përgjigje mohuese e as aprovuese, duke preferuar që të përgjigjet duke treguar me fjalë përgjegjësie për kryeqytetin, por nga kundërshtarët nga ana tjetër indirekt e konsiderojnë si rival për vendoret e 2023-shit në Tiranë.
Shtatori është paralajmëruar përvëlues nga opozita dhe Ilir Meta zbuloi një nga pikat e misionit të saj, krijimin e një qeverie teknike. Përpara gazetarëve, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se kjo nismë është e domosdoshme edhe për atë ardhmen europiane të vendit, duke akuzuar Edi Ramën se punon kundër Brukselit.
“Në shtator kemi punë të tjera dhe do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për Zot edhe çështjes së negociatave sepse nuk ka shanse të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri”, tha Meta.
Qeveritë teknike qeverisin vendit deri në zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të cilat vijnë si shkak i një marrëveshje politike dhe kjo do të varet nga suksesi i aksionit opozitar. Por në horizont janë shfaqur shfaqur tonet elektorale për zgjedhjet vendore të 2023-shit.
Ilir Meta prej kohësh përflitet si kandidaturë për Bashkinë e Tiranës. Por në përgjigje të pyetjes zgjodhi të mbajë pezull idenë, duke mos e mohuar dhe a se përjashtuar kandidimin e tij. E megjithatë përpiqet të tregojë se zemra po i rreh për kryeqyetin.
“Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë që është bërë i pajetueshëm”, shtoi ish-presidenti.
Për të përforcuar më shumë këtë qasje ishte edhe reagimi i kampit socialist ku kryetarin e Partisë së Lirisë e sulmoi kreu i Bashkisë së Tiranës në Twitter. Si rrallë herë postimin e Erjon Veliajt e ripostoi edhe kryeministri Edi Rama, duke u përpjekur të zhbëjnë një projekt të mundshëm të ish-presidentit për t’u bërë kryebashkiak. /A2 CNN/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...