Google ADS

Meta: Nuk më duan president ata që synuan ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe “Ballkanin e Hapur”

23:31 | 12 Shkurt 2022
S D

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se atë nuk e duan në këtë pozitë ata të cilët ishin për lëvizjen e kufijve të Kosovës.

“Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur””, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”.

Ka qenë komisioni parlamentar për ligje që ka iniciuar shkarkimin e Metës nga pozita e presidentit dhe tani afat edhe disa javë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme