Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e propozuar nga Edi Rama për ministër të Brendshëm. Burime të Opinion.al thanë se “Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”.
Mësohet se Meta e priti në zyrën e tij z.Sandër Lleshi pasditen e sotme, ku dhe e ka njohur me vendimin. Burimet saktësuan se Meta në fakt e kishte thirrur që dje z. Lleshi por për arsye të panjohura ai ka shkuar me një 1 dite vonese në takimin me Presidentin.
Meta kishte kërkuar informacion nëpër institucione pasi Rama i la ne tryeze emrin e Lleshit per ne postin e rendesishem te ministrit te Brendshem. Kujtojmë se të shtunën e kaluar dha dorëheqjen ministri Fatmir Xhafaj, ndersa menjehere Rama çoi ne Presidence emrin e keshilltarit te tij, Sander Lleshi. Ne limitet kohore, kur skandonte afati kushtetues Meta vendosi te mos e dekretojë Lleshin.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...