Google ADS

Meta nuk dekretoi ministrin, zbulohet plani i Ramës për Sandër Lleshin

20:17 | 3 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Sandër Lleshi do të ketë emërimin si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por me atribute për të drejtuar këtë dikaster shumë të rëndësishëm.

Ky është precendet që Kryeministri Edi Rama e ka vënë në zbatim edhe më parë.

Rast konkret është Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili drejtohet nga zv.drejtori i Përgjithshëm, Helidon Bendo.

Ky i fundit u propozua nga Edi Rama për të qenë drejtori i Përgjithshëm i SHISH, në vend të Visho Ajazi Likës, por Helidon Bendo sot e kësaj dite nuk ka marrë ende pëlqimin e Ilir Metës me dekret.

Si i tillë, Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, por nga pozitat e zv.drejtorit të Përgjithshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme