Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngritur sot shqetësimin për rritjen e nivelit të borxhit publik, që sipas tij mund ta çojë vendin drejt një krize serioze.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se mungesa e transparencës nga ana e Ministrisë së Financave lidhur me nivelin e borxhit publik për 2022 vë në diskutim qëndrueshmërinë e financave të vendit.
Sipas Metës, Shqipëria renditet i dyti në rajon pas Malit të Zi, për nivelin më të lartë të borxhit publik për banor.
“Stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësuar, duhet të ishin paraqitur në mënyrë të detajuar. Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të llogaritet më shumë se 84 për qind te PPB. Këtu nuk janë paraqitur detyrimet nga çështjet e humbur në gjykata ndërkombëtare. Vlera PPP do të arrijnë në 45 për qind të PPB. PPP i kanë mundësuar qeverisë të ndërmarrë projekte klienteliste”, tha Meta.
Për Metën, situata është kritike dhe ka një kërkesë për Kuvendin, raporton euronews.al.
“Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur borxhi publik, për të parandaluar një humnerë financiare ekonomike dhe drama të mëtejshme sociale, kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare të huaja e të vendit të bashkëpunojnë për një vlerësim real e transparent sa më shpejt të borxhit publik duke përfshirë gjithë detyrimet aktuale dhe të pritshme”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?