Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është pritur sot nga homologu hungarez, Janos Adner.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta është shprehur se mikpritja ka qenë e ngrohtë dhe miqësore, shkruan arbresh.info.
Ndër të tjera, Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Hungarisë, kanë përuruar së bashku bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Mikpritje e ngrohtë dhe miqësore në Budapest, nga homologu im, Janos Adner.
I lumtur të konfirmonim se marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe të thellohen më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe plotësimit të të gjitha kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme.
E falenderova Presidentin Ader për kënaqësinë e veçantë, që më dha, për të përuruar së bashku bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest, simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe së ardhmes së tyre premtuese. ?????”
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione