Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri të Italisë.
Ndalesa e parë e Presidentit Meta ishte në Civita, ku u mikprit ngrohtësisht nga dhjetëra qytetarë të këtij vendbanimi arbëresh, nga kryebashkiaku Alessandro Toci, si dhe autoritetet më të larta vendore.
“U shpreha mirënjohjen më të thellë për kontributin e vyer të Arbëreshëve për mbajtjen gjallë të gjuhës, historisë, traditave, kulturës dhe trashëgimisë së Motit të Madh të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO”, ka thënë Meta në një njoftim në Facebook.
“Theksova rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e lidhjeve mes nesh”, ka shtuar Meta.
“Në themel të miqësisë shekullore mes Shqipërisë dhe Italisë qëndrojnë arbëreshet, trashëgimia e pasur e të cilëve, ju përket jo vetëm popujve tanë, por është një vlerë e çmuar edhe e kulturës europiane dhe botërore”, ka theksuar Presidenti.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...