Google ADS

Meta në Firence: Shqipëria dhe Italia bashkëpunim të mëtejshëm në kulturë

21:14 | 24 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kardinali, Ernest Troshani, ka vizituar ditën e sotme një nga ndërtesa më të vjetra dhe historike në Firence.

Gjatë vizitës së tij ai është takuar dhe me kryebashkiakun e Firences, Nardellin. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti Meta përmes rrjetit social Facebook.

Ja postimi i Metës:

Sot pata kënaqësinë e madhe të vizitoj sëbashku me Kardinalin tonë Ernest Troshani, Kryetarin e Bashkisë së Firences, Nardelli. Pallati i vjetër me historinë e madhe dhe bukurinë e rrallë na bashkon për të sotmen dhe të ardhmen e popujve tanë. Firenze është kryeqyteti i kulturës europiane, që i përkasim ne shqiptarët. Ky bashkëpunim konkret do të vazhdojë dhe së shpejti Kryetari Nardella do të rikthehet në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme