Meta në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës: Frymëzoi mbarë botën me angazhimin për paqen

17:45 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.

Meta përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Nelson Madela frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Meta tutje ka thënë se Shqipëria ka pasur ‘Mandelat’ e saj, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Postimi i tiji plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë, i cili frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e Tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

“T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e të qënit njeri.”, – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.
Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Por ata mbijetuan për të na treguar dhe lënë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, as vijnë si dhuratë dhe as qëndrojnë si të tilla.
Ato duhen ruajtur, mbrojtur dhe zhvilluar sipas standardeve më të avancuara që meriton kombi shqiptar, që aq shumë ka vuajtur nga mungesa e tyre./arbersh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme