Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu ka dërguar një mesazh partive politike lidhur me mundësitë e zgjidhje së krizës që ka përfshirë vendin.
Në një takim me zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka theksuar se zgjedhjet, 13 tetori i dekretuar si datë kushtetuese për mbajtjen e vendoreve, janë e vetmja mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës politike, transmeton Insajderi.
“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, ka thënë Meta.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...