Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një ftesë që e ka gëzuar sot, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut.
Vetë Meta tregon për një takim vëllazëror që pati në Presidencë:
“I lumtur të prisja sot në një takim të ngrohtë e vëllazëror, kryetarin e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut, z.Hekuran Duka, – shkroi Presidenti.
“E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës” dhe përkujtimit të kryengritjeve për liri dhe pavarësi, në nderim të përpjekjeve të lavdishme të dibranëve për mbrojtjen në çdo kohë të çështjes kombëtare.
Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.
Dibra në shekuj ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve dhe një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri.
Dibranëve u kanë kënduar dhe do t’u këndojnë gjithmonë pushkët nëpër kulla sa herë do ta kërkojë interesi më i lartë i Atdheut,” ka theksuar kreu i shtetit në përfundim.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!