Meta: Me 2 mars Shqipëria nuk do të jetë më as “mavi” dhe as “mavri”

18:32 | 20 Shkurt 2020
A. B.

Në përmbyllje të konferencës për shtyp, ku prezantoi disa dokumenta që sipas tij faktojnë shkeljet ligjore të kryera nga qeveria për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje që qytetarët të dalin në shesh më 2 mars. Meta theksoi se Qeveria është e frikësuar nga populli dhe se më datë 2 mars, shqiptarët do të lidhin besën për ta bërë Shqipërinë kuq e zi.

“Të gjitha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se cfarë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë. Ju e dini se kur Rumania rrëzonte regjimin, në Kukës vareshin dy poetë dhe në Sarandë kishte revolta . Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, deklaroi Meta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme