Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në GJKKO-së ku do të njihet me masën e sigurisë. Seanca pritet që të nisë në orën 09:30.
Ish presidenti u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.
Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.
Spak njoftoi zyrtarisht se Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailiaj edhe pse kompania e tij nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.
Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi gjatë vitit 2014-të kanë ndikuar tek disa drejtues të institucioneve shtetërore si dhe drejtues të disa kompanive të telefonive celulare me qëllim futjen ne tregun e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis një kompanie private dhe një kompanie celulare. Për këtë marëveshje çifti
Meta-Kryemadhi kanë përfituar para në përqindje nga fitimi i kompanisë, e cila i ka pajisur edhe me karta krediti.
Po kështu, Meta dhe kryemadhi rezultojnë të përfshirë në një tjetër episod korruptiv duke marrë përsipër dhe duke ndryshuar në Kuvendin e Shqipërisë një ligj për një biznesmen me inicialet S.M dhe kanë përfituar prej tij përkohësisht një vilë.
SPAK thotë se Ilir Meta nuk ka deklaruar një shumë prej më shumë se 463 mijë dollarësh për lidhjen e një kontrate lobimi mes lsi dhe një kompanie lobuese në shtetet e bashkuara të amerikës.
Po kështu blerja e një apartamenti dubleks në zonën e ish-bllokut nga Meta dhe Kryemadhi dhe nëna e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi ka dyshime se është belrë me para që burojnë nga korrupsioni./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...