Meta ‘mban fjalën’ publikon videon: Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim

14:26 | 10 Dhjetor 2019
V. S.

Ashtu sikundër paralajmëroi në prononcimin për mediat, Presidenti Ilir Meta publikon në rrjetet sociale videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/435482380462138/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme