Meta liron nga detyra Gjeneral Sandër Lleshaj

12:51 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Presidenti Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj. Ky vendim i hap rrugë dekretimit të tij, si ministër i Brendshëm.

Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshajt dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme