Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë ditën e sotme në Konferencën Kombëtare për Lirinë e Medias.
Në fjalën e tij ai ka thënë se liria e shprehjes në vendin tonë është përkeqësuar, ku për këtë ai tha se gazetarët pas shumë viteve i janë rikthyer protestave, duke iu referuar edhe protestës së fundit të gazetarëve para parlamentit.
Ai ka thënë se Liria e shprehjes është çështje madhore në demokraci dhe në vendin tonë është përkeqësuar, si dhe polarizimi artificial i jetës politike në vend ka ndikuar shumë në këtë aspekt.
Gjithashtu ai tha se shumë gazetarë kanë ikur për azil në vendet e Bashkimit Europian, si dhe të mos keqpërdoren kufizimet ndaj gjuhës së urrejtes.
Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen. Shqiptarët nuk mund të harrojnë dhe nuk duhet të harrojnë pasojat e mohimit të kësaj të drejte universale. Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes së urrejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mbytjen mbytjen e kriktikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, të përkatësisë së besimit fetar apo të kërkesës për llogaridhënie.
“As media, as gazetarët dhe as pedagogët nuk janë dhe nuk mund të jenë armiqtë tanë nga të cilët duhet të ruhemi ndaj dhe nuk mund të trajtohen si të tillë.
Vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet ku roli dhe kontributi i medias në denoncimin e aferave korruptive dhe veprimtarive kriminale me pasoja të rënda për shoqërinë dhe ekonominë e vendit ka qenë thelbësor.
Uroj që viti i ardhshëm të gjejë median dhe gazetarët më të lirë, më të mbrojtur, më aktivë dhe gjithmonë pranë të vërtetës. Por kjo kurrësesi nuk mund të ndodhë me një urim dhe dëshirë pasi kërkon reflektim të thelllë të gjithë shoqërisë dhe politikës në radhë të parë. Një mjedis politik i përçarë artificialisht dhe përjashtues nxit gjuhën e urrejtjes në terësi ndaj uroj që edhe tërmeti që ndodhi të shërbejë si moment reflektimi, ringritje dhe bashkëpunimi pasi vetëm dialogu dhe gjithëpërfshirja na garanton një demokraci të suksesshme.
Këmbana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit. Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies dhe varfëria janë ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët të largohen nga vendi. Por më shumë unë mendoj se është polarizmi terësisht artificial i jetës politike në vend dhe përdorimi pafund i gjuhës së urrejtjes në radhë të parë nga politika, ajo që demotivon të rinjtë“, tha Meta.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...