Vetëm pak metra larg amfiteatrit të Durrësit presidenti Ilir Meta mendon se situata politike në vend i ngjan një teatri të madh absurd. Presidenti tha se e vijon korrespondencën e letrave me ndërkombëtarët të cilëve i ka kërkuar të jenë ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës.
“Sot unë kam formalizuar dhe një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE , por edhe kryetarit të radhës së OSBE-së, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së meqënëse Shqipëria përgatitet për të marrë kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, dhe ky është një moment i rëndësishëm dhe historik për të negociuar me të dyja palët këtu për arritjen e një zgjidhjeje sa më të shpejt, pasi nuk kemi kohë. Jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate të padenjë për qytetarët, por edhe për një vend i cili duhet të jetë shembull në kryesimin e OSBE”, tha Meta.
Për krizën politike për herë të parë presidenti Ilir Meta bëri përgjegjëse edhe opozitën.
“Kam insistuar prej shumë kohësh për dialog dhe jo për diversion dhe demagogji, por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët për të rivendosur normalitetin dhe demokracinë në vend dhe që të funksionojë llogaridhënia.
Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, kjo është përgjegjësi e të gjitha palëve, asnjë nuk mund të shfajësohet, sepse opozita i ka pasur mundësi për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjshme shumë nga këto marrëzitë e skenarit të kapjes së institucioneve. Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra tjetrën që janë; rruga e kapjes së institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e delegjitimimit të të gjitha institucioneve. Ne jemi një vend dhe kemi nevojë për një rrugë të përbashkët, anëtarësimi në BE dhe dy palët të tregojnë përgjegjësi për të mos e cenuar këtë vullnet” tha Meta.
Sipas të parit të shtetit, kostoja e krizës politike do të duket në tetor në vendimin e çeljes së negociatave. Ndërkohë për tre udhëheqësit politik të PS, PD dhe LSI presidenti përdori një epitet të ri.
“Ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri absurd politik, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në tetor, prandaj i bëj thirrje të gjithëve, e sidomos të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zbatimet vendore për 13 tetorin sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi e normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme e që garanton llogaridhënie”, tha ai.
Ky qëndrim i përsëritur i presidentit erdhi vetëm pak orë pas konstituimit të parë të një këshilli bashkiak dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit atij të Devollit.
“Zgjedhjet në 13 tetor nuk do zgjidhin gjithçka, por është detyrim ligjor i pashmangshëm. Në radhë të parë është një detyrim për kryeministrin, i cili duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj gjithë institucioneve të tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti. Gjithashtu është përgjegjësi dhe për të gjithë të tjerët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. ”, tha Meta./TCH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...