Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të KQZ, ku i kërkon të dijë se sa është numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke kërkuar informacion se si ka vijuar procesi i zëvendësimit të deputetëve të PD dhe LSI, pyetja e Meta i drejton kreut të KQZ është: Cili është numri aktual i mandateve te deputeteve te Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?
Gjithashtu Meta kërkon që t’i vihet në dispozicion edhe lista emërore e deputeteve aktuale të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe lista emërore e deputeteve aktualë në shkallë vendi.
Teksa mazhoranca qeverisëse ka deklaruar se do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit, mbetet e paqartë kjo lëvizje e Metës.
Gjithsesi mbetet për t’u përmendur qëndrimi i opozitës, që e cilëson Kuvendi të paligjshëm, si edhe i vetë Presidentit Meta se në Parlament duhet të jenë 140 deputetë, e asnjë më pak.
Kujtojmë se pas dorëheqjes në bllok të deputetëve të opozitës, e pas ezaurimit të listës së PD dhe LSI, Kuvendi përbëhet nga 122 deputetë./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...