Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u ka dërguar një letër ambasadorëve të huaj në vend, kryetarit të Kuvendit dhe KQZ-së ku dënon sulmin ndaj Frymës së Re Demokratike.
Sipas Metës, i cili ishte dh prezent në një incident të ndodhur në selinë e FRD, sulmi është organizuar vetëm pasi kjo parti nënshkroi marrëveshje me koalicionin opozitar.
Këto veprime thekson presidenti bien ndesh me parimet demokratike të shtetit të së drejtës, bashkëjetesës që duhet të shoqëronte situatën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
“Ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktiviteti kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”, thuhet në letër.
Kreu i shtetit ka renditur në letër faktet që sipas tij tregojnë qartë se të gjitha veprimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndaj FRD janë kryer në kundërshtim me ligjin.
Sipas z. Meta veprimet janë kryer pa një njoftim zyrtar por është ngjitur vetëm një letër që nuk plotëson asnjë element të një akti administrativ.
Presidenti thotë se po më 12 mars kur ndodhi incidenti selisë i është shkëputur furnizimi me energji elektrike.
Për incidentin mes tij dhe punonjësve të policisë bashkiake, z. Meta thotë se ka shkuar në selinë e FRD për të ndalur veprimet arbitrare. Por ai shton se punonjësit e policisë bashkiake e kanë penguar në ushtrimin normal të aktivitetit të tij si kreu i shtetit.
Pavarësisht pretendimeve të Bashkisë së Tiranës se FRD ka zaptuar hapësirën shtetërore, z. Meta thotë se selia i është dhënë FRD me “kontratë huapërdorje” që prej vitit 2016.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...