Google ADS

Meta: Largimi i të rinjve, fatkeqësi kombëtare, ndal shpopullimit të Shqipërisë

18:39 | 3 Tetor 2020
A. B.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë Atdheut. Ndërsa publikon shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta shkruan se Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vijon qoftë edhe një ditë më shumë.

“Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë. NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!”- shkruan Meta në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth *18.4 herë më të lartë* se Bosnja, *17.4 herë më të lartë* se Mali i Zi, *12 herë më të lartë* se Serbia, *5.1 herë më të lartë* se Maqedonia e Veriut dhe *3.9 herë më të lartë* se Kosova.

Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen *3.3 persona*, nga Maqedonia e Veriut *2.3 persona*, nga Serbia *1 person*, nga Mali i Zi *0.7 persona* dhe nga Bosnja Hercogovina *0.6 persona*.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme