Meta kujton Franklin Roosevelt, ndan mesazhin: Kapja e qeverisjes nga një njeri është fashizëm

00:56 | 31 Janar 2021
Trina Galanxhi

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e lindjes së ish-Presidentit të SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt.

Kreu i shtetit ka cituar edhe një shprehje të Roosvelt, të cilën e konsideron një mesazh të fuqishëm dhe të mençuar për çdo kohë që na fton për reflektim.

“Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim, nga Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosevelt, sot në përvjetorin e Tij të lindjes. Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme