Google ADS

Meta kujton Asdrenin, ndanë filmin më të vjetër ku u këndua Himni Kombëtar

15:29 | 11 Prill 2022
arbresh.info

Në 150-vjetorin e lindjes, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar.

Për më tepër, Meta e ka quajtur edhe si “një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror”.

“Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole”, shkruan Meta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme