Meta kujton 11 shtatorin: Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s

12:04 | 11 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s për të luftuar terrorizmin.

Postimi i tij i plotë:

Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!
Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.
Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi.

Të ngjashme