Kreu i shtetit Ilir Meta foli me tone kritike, ndaj tezave për bashkim të shqiptarëve në Ballkan në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri, me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.
Deklarata e tij e plotë:
Nuk ka komb në Ballkan që ka përfituar më shumë nga rënia e perdes së hekurt. Ne atë kohë ishim si Korea e Veriut. Dëgjojmë pse mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Por pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë sesa folklorizëm janë diabolizëm i gjallë.
Është përpjekje e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga llogaria e brendshme për të larguar vëmendjen e opinionit. E bëjnë si në volejboll, njëri pason dhe tjetri zhyt dhe çfarë ndodh? Ikin të rinjtë. Dëgjojmë që serbët dhe shqiptarët janë popujt kryesorë të rajonit, është tjetër të thuash atë që bëri Franca me Gjermaninë që pas luftës nxorën mësime dhe është tjetër të thuash këtë të Ballkanit, pasi në Ballkan çdo popull është më i madhi, askush nuk pranon.
Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj. Ne e dimë sa marrëdhënie të mira janë mes Malit të Zi dhe Kosovës, por për një marrëveshje demarkacioni e dimë mirë se çfarë ndodhi. Dua të bëj të qartë, ne i kemi të gjitha mundësitë sikur e kemi treguar që të jemi faktor stabilizues. /Tch
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...