Meta: Kroacia mbështet pa kushte integrimin e Shqipërisë në BE

18:44 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta priti me një ceremoni zyrtare, homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet ëpr një vizitë dyditore në vendin tonë.

Pas takimit, dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan miqësinë shekullore mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meta në konferencë për shtyp./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme