Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi Muzeun e Manastirit, pasi këtë të shtunë është 110 vjetori i Kongresit të Manastirit.
Ai u është mirënjohës përjetësisht ndaj veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare, duke thënë se ata i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe.
“Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe”, u shpreh ai në Facebook.
Ja postimi i tij i plotë:
Mirënjohje të përjetshme patriotëve, veprimtarëve dhe përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes sonë Kombëtare, Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe.
Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...