Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se është gati që të rishikojë datën e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga shumica. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë takimeve në Belsh dhe Cërrik është shprehur se 30 Qershori është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi.
“Me 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit” tha ai.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...