Meta: Kam mbrojtur Kushtetutën në mënyrë të shkëlqyer

22:33 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta është ndaluar edhe njëherë gjatë bisedë në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv te hapja e negociatave, duke shpjeguar se edhe i kujt do të jetë vendimi final

‘E para edhe njëherë BE është një përpjekje e vazhdueshme për stabilitet, për integrim. Së dyti do të thotë qartë që vendimi do të merret më 18 tetor. Ne me mezi po presim çeljen e negociatave. Atje vendos Bundestagu. Nuk është si këtu që është Rama.

Ku të gjithë këtu duke filluar nga KQZ, Kolegji Zgjedhor e me radhë janë kapur nga Rama dhe bëjnë cfarë tu thotë ai. Por natyrisht duhet të presim edhe pak për këtë. Ka gjëra që zgjidhen me lobime, ka gjëra që nuk zgjidhin me lobime. OSBE ODHIR psh nuk pranon lobime se nuk mund të vej në diskutim integritetin e saj’

Meta është ndaluar gjithashtu edhe te mbërritja e Komisionit të Venecias në Tiranë.

‘Komisioni i Venecias po të ishte zbatuar këshillat e saj për Reformën në Drejtësio do ti kishim marrë negociatat me kohë. Unë kam mbrojtur kushtetutën në mënyrë të shkëlqryer dhe qeveria ka bërë shumë mirë që e ka ftuar. Unë e kam mbrojtur kushtetutën në mënyrën më perfekte,

Unë mund t’ju them këtë që Konventa Europiane e të drejtave Evropiane e ka bërë shumë të qartë detyrimin për zgjedhje të lira dhe Gjykata e Strasburgut e ka bërë shumë të qartë se çfarë do të thotë zgjedhje dhe votime. Do Zoti që njerëzit të mos na hedhin në gjyq në Strasburg se do na mjaftonin ato gjyqet e tjera.’, tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme