Përplasja Presidencë-Kryeministri nuk u reflektua në Kuvend. Përfaqësuesit e kreut të shtetit u shprehën të kënaqur me fondin e përcaktuar për Presidencën në buxhetin e vitit 2019.
“Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë kërkesë shtesë sa i përket buxhetit të vitit 2019”, tha Alqi Bako, sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.
“Nuk pengohet veprimtaria e Presidentit të Republikës, madje ka më shumë se ç’duhet po ta shohim nga pikëpamja financiare. Shumë më tepër njerëz, plot 86 vetë që punojnë për një president”, tha deputeti socialist Bashkim Fino.
Por, loja e shahut mes Ramës dhe Metës sapo ka nisur. Kryeministri i la kohë presidentit të reflektojë, duke u kujdesur të sqarojë se krisja mes tyre nuk është personale, por kushtetuese.
Në këtë mënyrë, mazhoranca la të hapur opsionin për dërgimin për të dytën herë në tryezën e kryetarit të shtetit, të emrit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Por presidentit, i cili ndodhet në Itali, me sa duket i duhet pak kohë për t’u bindur. Ai pret lëvizjen e radhës së mazhorancës, për emrin e Vitore Tushës në krye të KLSH-së, shkruan top channel.
Por krisja mes palëve duket se ka nisur më herët, edhe pse ka kaluar pa u vënë re. Duket se Ilir Meta nuk është bindur për ligjet e miratuara nga mazhoranca pa opozitën, e cila ndodhet në bojkot, duke vendosur t’i kalojë në heshtje. Shpallja e fundit e publikuar në faqen e Presidencës është “ligji për sistemin arsimor parauniversitar”, i ndryshuar, që mban datën 2 gusht.
Një ligj me rëndësi, që pret dekretin e shpalljes nga Ilir Meta është ai për mbylljen e lojërave të fatit, i cili u miratua më 25 tetor. Presidentit i kanë mbetur edhe 7 ditë nga afati kushtetues për të dekretuar shpalljen e ligjit. Por, nëse Meta do të flasë sërish me heshtjen e tij për një nga nismat më të forta të kabinetit “Rama”, kjo mbetet për t’u parë.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...