Pas takimit me ish- Presidentin, Bujar Nishani, kreu i Shtetit, Ilir Meta foli vetë për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese duke hedhur akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve.
Duke folur për vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.
“Jam me deklaratën e Blushit tim. Zero surprizë nga vetingu i partisë. Nuk jam i habitur që ditën e parë kur ka hyrë në zyrë ka pasur presione të drejtpërdrejta të bëhet pjesë e puçit.
Ka vetëm një zgjidhje Për Edi Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi.Ata të dalin me Edi Ramën unë do dal me popullin sepse nesër është dita kur populli shqiptar votoi me Presidentin.
Nëse doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese,
SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani.
I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar”, tha Meta.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...