Meta ka një mesazh për Ramën

21:46 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Fieri ishte ndalesa e fundit e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë fushatë elektorale. Nga aty, LSI shprehu bindjen se fitorja më 25 qershor do të jetë e padiskutueshme.

Gjatë fjalës së tij, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta nuk kurseu akuzat ndaj Partisë Socialiste, dhe kryetarit Edi Rama duke thënë se në 4 vite ka fuqizuar bandat dhe ka varfëruar qytetarët.

Meta tha se Partia Socialiste është tmerruar nga braktisja popullore, për të shpëtuar shtoi ai ka kërkuar ndihmën e demokratëve

“Mavia e tmerruar nga braktisja popullore për shkak të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura dhe të pabesisë së pandreqshme. Besoj se e dëgjuat që dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar.

Ata që deri para ca kohësh ju thoshin që të mos votonin për LSI-në se do të shkojnë me PD-në, tani i thonë PD-së aman na shpëto nga ky uragan mbarërinor dhe mbarëpopullor”, tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme