Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka dhënë edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetëm dy dite me pare nga kërkesat e tij për qeveri teknike dhe pranoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Rama.
“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndjenja e përgjegjshmërisë. Sipas mendimit tim përveç faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të çohej më tej një krizë që mund të çonte në përleshje me pasoja të paparashikueshme. Reflektuan dhe kjo është një gjë shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume çështje te tjera duhet te ishin zgjidhur para një viti”, – tha Meta.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele