Duke marrë shkas nga verifikimi i dy rasteve me koronavirus në Itali, presidenti Ilir Meta bën thirrje që të merren masa të forta për parandalimin e këtij virusi në territorin shqiptar.
“Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në nivel global nga OBSH duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë. Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje por ndoshta dhe në vende të tjera pranë nesh. Mendoj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë me raste të tilla, sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur por është e rëndësishme të theksohet që çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike dhe unë shpresoj dhe inkurajoj marrjen e masave më të forta parandaluese.”
Kreu i shtetit shprehet se vendi unë është i ekspozuar ndaj virusit të rrezikshëm, e për këtë arsye duhet të vihet në dispozicion çdo mjet, me qëllim që ky virus të mos depërtohet. Ai solli në kujtesë edhe rastin me SARS, 17 vite më parë.
“Jemi në një proces komunikimi. Mendoj se rastet në Itali dhe ndoshta dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë shumë qartë që ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe me çdo mjet depërtimin e virusit në vendin tonë, ashtu sikurse Shqipëria ka qenë shumë e suksesshme në parandalimin e SARS-it para 16-17 vitesh dhe ne i kemi të gjitha mundësitë, në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjshmëri maksimale.”
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...