Presidenti i sapo zgjedhur, Ilir Meta deklaroi se është i gatshëm që të japë dorëheqje nga ky post, nëse do të ishte e nevojshme që vendi të dilte nga kriza.
Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Top Story’ Meta theksoi se për këtë lëvizje nuk e ka problem as ai dhe as LSI, me qëllim që të shpëtojnë zgjedhjet dhe imazhi i vendit.
“Unë jam shumë i kujdesshëm dhe ajo është një nga deklaratat më të kujdesshme të LSI-së. Ne bëmë të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demonstrimin nga ana e saj të vullnetit maksimal të përfshirjes. Pavarësisht nga debatet e forta që unë kam pas më zotin Rama për këto çështje, nuk mund të them që ai nuk bëri përpjekjet e tij aq sa mund të bëhet. Ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Pranoi një shtyrje të zgjedhjeve. Nëse sot duhet posti i Presidentit të ardhshëm, unë e jap dorëheqjen, nuk e kam problem as unë as LSI. Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet e imazhin e vendit”, tha Meta në Top Story.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...