Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar në emisionin “Dritare me Rudinën” thirrjet e kryeministrit Edi Rama për policinë, ku kreu i qeverisë u kërkoi policëve të heqin kapelën e të votojnë PS.
“Është e gjitha një platformë presioni e shtypje për të deformuar votën, por LSI nuk e ha presionin. Po të kesh një Kryeministër që na zhgënjen çdo ditë e më shumë. Që thotë të dashur policë, hiqni kapelën pas orës 4, e votoni PS-në.
Ai kërkoi ndjesë ditën tjetër. Po sa herë ka kërkuar ndjesë ai. Sa herë më ka kërkuar ndjesë mua, u bënë 20 vjet dhe në 10 vjet më kërkon mua ndjesë, e prapë e bën. Ne e kemi pasur tolerancën problem, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme.
Unë jam një politikan i përgjegjshëm ,zgjedhjet e lira nuk mund të cenohen nga askush. Ajo që unë synoj është vetëm një fushatë normale, demokratike, të mos përfshihet shteti në cilëndo palë politike, e aq më tepër policia, kjo është e turpshme.”
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?