Samiti i Berlinit, i organizuar nga udhëheqësit e dy shteteve më të fuqishme të BE-së, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, nesër do të mbledhë liderët e të gjitha shteteve të rajonit, duke përfshirë edhe Kroacinë e Slloveninë, të cilat më shumë janë në rolin e vëzhguesit.
Në këtë samit, do të diskutohen tema që e ndihmojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve të këtyre vendeve mes vete, dhe mundësinë e ecjes tutje drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ndërsa, çështja që do të merr rol më të madh në këtë samit, është ajo në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Por, ajo që bie në sy nga ky samit, është se atje nuk është ftuar fare presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, edhe pse ai, kohëve të fundit, kishte marrë në dorë pishtarin dhe mundohej t’i printe mbrojtjes së qëndrimit gjerman, për mos ndryshim të kufijve në rajon.
Për më tepër, Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, të cilin Meta nuk e dekretoi si ministër, me të vetmin arsyetim, se kinse ishte i pozicionuar kundër qëndrimit të Merkelit, duke mbështetur ndryshimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë samit, të gjitha vendet e rajonit janë ftuar të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat, përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për këtë të fundit, dihet edhe më qartë pse nuk i është ftuar presidenti, pasi ai është në largim, dhe ishte kundër linjës evropiane, e në veçanti asaj të kancelares Merkel, për votimin e emrit Maqedonia e Veriut, në referendumin për këtë çështje.
Gjithashtu, atje zgjedhjet për president janë në fazën e balotazhit pritet të zgjedhin presidentin e ri, ku në garë kanë mbetur kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMN-së.
Ndërsa, më habitëse është situata me presidentin shqiptar Ilir Meta, i cili u mundua të marr pozicion të fortë duke iu vardisur linjës gjermane të politikës rajonin. Megjithatë, Berlini zyrtar e edhe BE’ja, duket se nuk llogarisin në partneritetin me Metën në Tiranë.
Në anën tjetër, në Samitin e Berlinit, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...