Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka nisur një letër zyrtare informuese Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.
Teksa është në prag të përfundimit të mandatit të tij, Presidenti Ilir Meta, shprehet se uron që çdo deputet ta lexojë me vëmendje, jashtë çdo interesi apo paragjykimi politik, dhe Kuvendi i Shqipërisë në trajtimin e saj të udhëhiqet nga interesi kombëtar, zbatimi i Kushtetutës dhe vullneti i mirë për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.
“I udhëhequr si gjithmonë nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit për çështje madhore, mbetem i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm deri në mbrëmjen e datës 24 korrik 2022, por edhe përtej.” shprehet Meta mes të tjerash, transmeton abcnews.al.
Kujtojmë se sot ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur për çështjen e Detit me Shqipërinë në një intervistë për mediat greke.
Në fjalën e tij theksoi se mosmarrëveshja do të zgjidhet me vendimin e Gjykatës së Hagës.
Ndër të tjera, Dendias sqaroi se vendet kanë shprehur të drejtën për 12 milje në Jon dhe nuk ka asgjë për t’u diskutuar, përveç detajeve teknike që do t’i çojnë palët në Hagë.
Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit.
Në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, tha se Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes dhe se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940.
Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...