Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka nisur lëvizjet dhe po përpiqet të ulë në tryezë mazhorancën dhe opozitën. Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës duke nisur nga ora 09:00.
Mbrëmjen e djeshme, Kreu i Shteti iu drejtua me një letër edhe kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkoi takim me qëllim tejkalimin e krizës politike, por shefi i qeverisë mohoi në formë kategorike ftesën e kreut të Shtetit, Ilir Meta me arsyetimin se është i zënë me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar menjëherë ftesën e te parit të Republikës, ndërsa lajmi u konfirmua të mërkurën në mbrëmje nga zëdhënëse i Presidentit, Tedi Blushi. Takimi Meta-Basha pritet të mbahet më ambientet e Presidencës duke nisur nga ora nëntë.
Kriza dhe mungesa e dialogut ka shqetësuar prej kohësh kreun e Shtetit, i cili nuk ka reshtur së kërkuari për palët që të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje për evitimin e kësaj krize. Gjithsesi presidenca me një reagim të dytë, ditën e djeshme, sqaroi se është e gatshme të presë kryeministrin deri sa ky i fundit të gjejë kohën e nevojshme për t’u paraqitur në ambientet e Presidencës.
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në letrën dërguar dje kryeministrit Edi Rama. “BalkanWeb” ka siguruar videon gjatë momentit kur i pari i Republikës futet në ambientet e Presidencës.
Reagimi i presidencës:
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...