Meta i përgjigjet Kuvendit rreth anulimit të zgjedhjeve

16:39 | 22 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Meta bën me dije se anulimi për zgjedhjet e 30 qershorit është bërë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj.

Meta sqaron më tej se akti i tij ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, që do zhvillohej pa garë.

Më tej Meta shkruan se veprimtaria e parlamentit për shkarkimin e tij është një proces i rremë dhe i orientuar verbërisht politikisht.

Sipas Metës ky proces nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike, por e rëndon më tepër atë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme