Presidenti Ilir Meta i është kundërpergjigjur me anë të një postimi në “ Facebook”, kryeministrit Edi Rama për çështjen e Vjosës.
Në statusin e tij Meta shprehet se kjo trashëgimi natyrore kombëtare nuk do të mundet të tjetërsohet nga arroganca, korrupsioni dhe marrëzia.
Në foton e publikuar, presidenti shoqërohet nga pjesëtarët e grupit “ Vjosa Rafting Albania”.
Statusi i plotë:
Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! ??
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...