Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij britanik, John Bercow, për sulmin terroristë i cili tronditi Londrën gjatë mbrëmjes së djeshme, ku mbetën 6 të vdekur e u plagosën të paktën 48 persona.
Ndërkohë që dënon sulmet, Meta thekson se së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve ekstreme dhe barbare, shkruan shekulli.
“Thellësisht i trishtuar qe brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist ne Britani. Shqiptaret përkrah popullit britanik ne luftën kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve te viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejte të të plagosurve. Se bashku me qytetaret e Londrës qëndrojmë kundër akteve te tilla ekstremiste e barbare”, ka shkruar Meta në mesazhin e tij”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...