Google ADS

Meta: Gratë të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqër

10:14 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u  ka uruar të gjitha grave, vajzave, nënave, dhe motrave 8 marsin.

Meta përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, ka shkruar Meta./arbresh.info/

Fotografia e Ilir Meta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme