Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për RTK-në”, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshimet në Ligjin për FSK-në, të cilat e kanë shndërruar këtë forcë në ushtri të Kosovës.
“Është një ngjarje mjaft pozitive dhe ç’është më e rëndësishmja kemi të bëjmë me kalimin drejt një cilësie të re të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë. Ky ishte një proces që ka nisur prej kohësh dhe ka qenë një pritje e natyrshme për të kaluar në këtë fazë, sepse ka qenë e paralajmëruar dhe e përgatitur, madje ndoshta edhe e shtyrë në kohë, por absolutisht që është një ngjarje kyçe në procesin e forcimit të shtetit të Kosovës”, ka theksuar presidenti Meta
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra