Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për hetimet e nisura nga SPAK pas një padie të bërë nga ish-deputetit Halit Valteri. Ky i fundit e akuzonte Metën për një pagesë të dyshimtë lobimi që ai ka bërë në SHBA kur drejtonte LSI.
I pyetur në Syri Tv, Meta tha se nëse do të kishte shqetësime në lidhje me këtë çështje do të kishte nisur hetimi në SHBA deri më tani.
“Po të kishte shqetësim për këtë, e kishin nisur në SHBA hetimin dhe nuk kishte ngelur për t’a nisur teveqelët e qeverisë. Ramoviçi i ka përzënë dhe po i përzë shqiptarët. Kjo është një përrallë.
Në Amerikë ka dy njerëz që kanë probleme. Njëri është gruaja e Bilalit dhe është edhe ai i Muzinit” – tha Meta ndër të tjera duke iu drejtuar Ramës me një mesazh.
“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe dhe e bëj vetë siç e kam bërë edhe në të kaluarën ndërsa ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale në vend për të goditur opozitën dhe për të inskenuar krime politike.
Ke bërë shumë deri tani dhe i ke dosjet plot. Përpiqu tani ta lehtësosh veten sa të mundesh, se do të dënohesh me ligjet e tua. Do ta kesh mjekun dhe mjeken te koka dhe policin te dera. Asnjë hakmarrje, por vetëm një zbatim i ligjeve të tua për firmat që ke hedhur fët e fët për të mashtruar popullin e Shqipërisë”, – tha Meta.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...