Google ADS

Meta flet për negociatat me Greqinë:

13:47 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Një ditë pas dhënies së plotfuqisë për nisjen e negociatave me Greqinë, Presidenti ilir Meta është shprehur se tashmë Shqipëria shkon në tavolinën e bisedimeve nën kuadrin e një procesi solid dhe kushtetues.

Meta i është përgjigjur interesit të medias në lidhje me negociatat, duke thënë se bashkëpunimi mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme ka qenë konstruktiv dhe puna e kryer është përkthyer në një rezultat pozitiv, në aspektin ligjor dhe kushtetues.

“Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshem. Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese” tha Presidenti Meta.

Meta ka komentuar gjithashtu dhe shtimin e Ksenofon Kristafit në grupin negociator shqiptar, për të cilin Presidenti ka shprehur vlerësimet e tij.

“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare”, përfundoi presidenti Ilir Meta deklaratën e tij para gazetarëve.

Prononcimi për median i Presidentit Meta

President, lidhur me plotfuqishmërinë, ajo që u vu re në njoftimin për shtyp ishte fakti që Ju i kërkoni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon që në informacionin e ardhur nuk është, le të themi, plotësisht i zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, apo është një parantezë që Ju i bëni që të jenë të kujdesshëm?

Presidenti Meta: Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

A i përmbushi të gjitha kërkesat Tuaja Ministri Bushati?

Presidenti Meta: Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.

U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit?

Presidenti Meta: Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla. Faleminderit!/Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme