Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga presidenca ku ka folur në lidhje me ‘grushtin e shtetit’ që po i bëjnë atij dhe është shprehur që do ketë padi të reja.
Pjesë nga fjala e Metës:
Ju kërkoj falje për vonesën kisha një takim me ambasadorin e Kanadasë që është shumë i interesuar për demokracinë për Shqipërinë.
Mirëpo koha vajti pak më e gjatë duke folur pak për ‘rule of law’ dhe kjo puna me reformën në gjykatën kushtetuese nuk arriti ta kuptonte dot, por do ja shpjegoj më vonë.
Vazhdojmë me prova të reja me përpjekje të gjysmëparlamenti për të hedhur hapin final për grushtin e shtetit.
Na thonë se kemi marrë mendimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Komiteti do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi me Presidentin e Republikës dhe ekspertë. Lidhur me këtë propozim-pra, për betimin tek Lana-Komiteti vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të kryhet në mënyrë të shkruar, sepse betimi si akt i lartë që kërkon prezencën fizike, gjithashtu sikurse dihet, që atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër siç ven gjysmë-parlamenti i dele-deputetëve.
Akti i betimit duhet të bëhet para Presidentit. Forma shkresore që propozohet-me ligjin antikushtetues – përveç se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës.
Akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal dhe duhet të kemi në konsideratë se Presidenti mund ta refuzojë ceremoninë e betimit nëse ai nuk e konsideron në përputhje me Kushtetutën dhe kur këto konflikte krijohen mund të zgjidhen duke vënë në lëvizje organe të tjera si Gjykatën Kushtetuese.
Ne na mbetet të çuditemi tani vetëm në ndonjë rast kur Parlamenti të respektojë Kushtetutën.
Ndër të tjera ai tha edhe se do të ketë padi të reja.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/680788996012367/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...