Meta falënderon publikisht aktorin DiCaprio rreth fushatës për lumin Vjosa

23:35 | 14 Mars 2021
Trina Galanxhi

Presidenti Ilir Meta ka bërë një falënderim publik për aktorin me famë ndërkombëtare Leonardo DiCaprio, në lidhje me fushatën e tij në mbrojtje të lumit Vjosa.

Në një postim në Instagram, Meta shkruan:

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”

Bashkëngjitur, Meta ndau me ndjekësit edhe postimin e bërë 3 ditë më parë nga DiCaprio për këtë çështje, shkruan noa.al, transmeton portali arbresh.info

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”, shkruajti aktori.

Nuk është hera e parë që Leonardo DiCaprio ka reaguar për Vjosën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme