Meta e quan akt terrorist sulmin në shtëpinë e Dukës

23:35 | 24 Janar 2022
Përparim Bublaku

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit në shtëpinë e presidentit të FFSH-së, Armand Duka.

Meta përmes një postimi në Facebook e ka quajtur akt kriminal këtë ngjarje, derisa ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e rastit.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë. Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, ka shkruar Meta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme